81-shja e PDK-së: Mbështetja për Partinë Demokratike të Kosovës është mbështetje për një trajtim me dinjitet për ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kandidatja për deputete me numër 81 në listën e PDK-së, Floriana Rugova, thekson se ish udhëheqësit e UÇK-së dhe themelues të shtetit po ballafaqohen me akuza të pa drejta dhe me proces të padrejtë.
Ajo vlerson se ata meritojnë trajtim ndryshe nga që kemi pare në këto vitet e fundit, ata janë historia më e lavdishme e popullit shqiptarë në përgjithësi, e Kosovës në veçanti.
Rugova zotohet se si deputete e ardhshme do të angazhohet që ish krerët e UÇK-së nuk do të ballafaqohen me sfida të natyrës financiare, sepse mbështetja për ta është obligim ligjor e kombëtar.





