spot_img

46-vjeçari në Skenderaj i vë flakën dhomës, dërgohet në mbajtje

spot_img
spot_img
spot_img

Një person është arrestuar në orët e para të ditës së sotme në Skenderaj, pasi i njëjti dyshohet se i ka vënë flakën dhomës së banesës ku po qëndronte.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast ekipi i zjarrfikësve kanë arritur që ta lokalizojnë zjarrin.

Njësitë policore kanë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes, ndërkohë 47-vjeçari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

Lajmi i fundit
LAJME TJERA