spot_img

3 nxënës i zë rryma në një shkollë, u dërguan menjëher në spital

spot_img

Tre nxënës të klasës së 7-të dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën gjatë mesditës së sotme.

Ata janë dërguar në Emergjencë për kontrolle, e më pas janë liruar për në shtëpi.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, i cili ka thënë se ka nisur hetim për veprën “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Ndërkohë, merrt vesh se nxënësit i takonin klasës së shtatët të shkollës “Eqrem Çabej”.

Nga hetimet fillestare, dyshohet se nxënësit ranë në kontakt me rrymën nga një derë metalike, e cila mund të ketë marrë masë.

Deri tash shkolla dhe Komuna e Mitrovicës nuk kanë dhënë ndonjë sqarim./Jepi Zë/

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA