Me datë 20.01.1999, në lagjen Vaganicë të Mitrovicës dy trima, shokë të pandashëm po luftonin ndaj forcave serbe.
Ishin shokë qysh nga rinia e hershme, ashtu edhe vdiqën të bashkuar.
Dëshmorët Hajrizi dhe Gashi, ishin pjesëtarë të Brigadës 142, në Zonën Operative të Shalës
Pas shumë luftimeve gjatë gjithë ditës në hyrje të Mitrovicës dhe në Vaganicë, ku u zhvillua një luftë e ashpër ndërmjet njësiteve të UÇK-së dhe forcave mobilizuese serbe, rezistenca e trimave të udhëhequr nga Ismet Haxha si dhe komandanti Bekim Shyti ishte shumë e madhe.
Nga një rrethimi të hekurt, qysh në orën 05:00 të mëngjesit, ku edhe njësitet e UÇK-së ishin të përgatitura dhe të organizuara nëpër pjesët strategjike në lagjen Vaganicë, në orët e pasdites pas shumë luftimeve mbetet i plagosur rëndë Sami Gashi dhe si përherë që ishin të pandashëm me shokun që vetëm gjumi i ndau,shkruan jepozë Afrim Hajrizi reziston duke i sulmuar forcat e shumta okupatore serbe ku dhe mbetet i vrarë pranë shokut te pandashem Samiut, për të mos vdekur kurrë.
Në këtë ditë të ftohtë të 20 janarit mbetën të plagosur edhe Gani Gashi, Jeton Zeneli dhe Roland Bartetzko (Shabani). /Jepj Zë





