spot_img

14-vjeçarja mund serben në karate, shpallet Kampione Bote

spot_img
spot_img

Ekipi kombëtar shqiptar i të rinjve në karate mori pjesë në Ligën Botërore të Karatesë për të Rinj, e zhvilluar në Kroaci nga 26 deri më 29 qershor.

Shqipëria u përfaqësua me katër sportistë të moshave nga 10 deri në 21 vjeç – tre nga ekipi i Tiranës dhe një nga klubi “Bijtë e Shqipes” në Lushnjë. Në këtë kompeticion morën pjesë mbi 4,000 sportistë nga 78 vende të ndryshme.

Rezultati më i spikatur për Shqipërinë erdhi nga Amanda Dedej, sportistja 14-vjeçare e klubit “Bijtë e Shqipes”, e cila u shpall kampione bote në kategorinë nën 52 kilogramë.

Ajo zhvilloi gjashtë ndeshje kundër sportisteve nga vende të ndryshme dhe në finale mundi me rezultatin bindës 4-0 serben Neda Mariçeviç.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA