Arrestohet një person në Skenderaj, kapet me substancë narkotike.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 8 shtator 2025, rreth orës 13:35, në Skenderaj ka arrestuar një person të dyshuar, mashkull kosovar.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit të veturës së tij, njësitë policore kanë gjetur dhe konfiskuar 14.20 gramë substancë të dyshuar narkotike.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, është liruar në procedurë të rregullt.
Policia ka bërë të ditur se rasti po hetohet më tej nga organet kompetente.
- Advertisement -