spot_img

𝐏𝐞̈𝐫𝐤𝐮𝐣𝐭𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐝𝐞̈𝐬𝐡𝐦𝐨𝐫𝐢 𝐀𝐟𝐫𝐢𝐦 𝐆𝐣𝐨𝐤𝐚

spot_img

Sot, në fshatin Tërstenik u mbajtën homazhe në nderim të dëshmorit të kombit, Afrim Gjoka.

Në këtë përvjetor përkujtimor, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me bashkëpunëtorë të komunës, familjarë të dëshmorit dhe qytetarë të shumtë, bënë homazhe pranë lapidarit të dëshmorit Afrim Gjoka, duke vendosur buqeta me lule të freskëta në nderim të veprës dhe sakrificës së tij për lirinë e atdheut.

“Emri dhe sakrifica e Afrim Gjokës do të jetojnë përgjithmonë në kujtesën tonë kolektive. T’i nderojmë dëshmorët është detyrë dhe nder për secilin prej nesh,” u shpreh kryetari Lladrovci.

𝐋𝐚𝐯𝐝𝐢 𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐣𝐞𝐭𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐝𝐞̈𝐬𝐡𝐦𝐨𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐨𝐦𝐛𝐢𝐭!

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA