spot_img

𝐍𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐭 – 𝐊𝐮𝐣𝐝𝐞𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣𝐞̈𝐬𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐭𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐭 𝐞 𝐚𝐮𝐭𝐨𝐛𝐮𝐬𝐞̈𝐯𝐞

spot_img

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë, ka investuar dhe është kujdesur për vendosjen dhe rregullimin e stacioneve të autobusëve në disa nga fshatrat e komunës sonë, me qëllim të përmirësimit të kushteve të udhëtimit dhe shërbimeve për qytetarët.

Për fat të keq, disa nga këto stacione janë dëmtuar nga persona të pandërgjegjshëm, duke i nxjerrë ato jashtë funksionit dhe duke shkaktuar dëme materiale që bien barrë mbi të gjithë komunitetin.

🛑 I bëjmë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi ndaj pronës publike. Çdo dëmtim i qëllimshëm i infrastrukturës komunale është vepër penale dhe personat që identifikohen si shkaktarë të këtyre veprimeve do të përballen me masa ligjore dhe ndjekje penale.

🤝 Bashkë të kujdesemi për ambientin dhe shërbimet tona të përbashkëta!
Fotot nga fshatrat Çikatovë e Vjetër, Likoshan, Sankoc, Krajkovë, Llapushnik, Nekoc, Kizhnarekë

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA