Në përputhje me Ligjin Nr. 05/L-024 për Shërbimin Mjekësor Emergjent, Nenin 21, i cili përcakton aftësimin e vozitësve të autoambulancave të shërbimit mjekësor emergjent, veçanërisht në pikën 2, ekipi ynë mjekësor ka përfunduar me sukses provimin për ngasje emergjente, një trajnim thelbësor për të përmirësuar më tej aftësitë dhe reagimin e shpejtë në situata emergjente. Trajnimi dhe certifikimi i marrë përfshinte skenarë të ndryshëm, që kërkonin përdorimin e teknikave të avancuara të ngarjes së automjeteve në kushte të vështira, me qëllim të sigurimit të transportit të sigurt dhe të shpejtë të pacientëve në nevojë urgjente.
Ky trajnim është pjesë e procesit të detyrueshëm të aftësimit, i cili siguron që vozitësit tanë të autoambulancave të jenë të përgatitur në mënyrë optimale për të kryer detyrat e tyre në situata kritike. Përmes këtij trajnimi, ne sigurohemi që standardet e sigurisë dhe efikasitetit në shërbimet tona mjekësore emergjente të jenë në nivelin më të lartë të mundshëm, duke përmbushur kërkesat ligjore dhe duke u kujdesur për mirëqenien e komunitetit tonë.
Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale falënderon ekipin tonë të shërbimit mjekësor emergjent për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre të jashtëzakonshëm, duke vlerësuar shumë përpjekjet dhe angazhimin e tyre të palodhur. Ne do të vazhdojmë të investojmë në trajnime dhe përgatitje të vazhdueshme për të garantuar që jemi gjithmonë të gatshëm për të përballuar çdo situatë emergjente.