Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Urgjencës Mjekësore, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë profesionistët shëndetësorë që çdo ditë gjenden në vijën e parë të ofrimit të ndihmës për qytetarët tanë.
Në këtë ditë simbolike, Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Lumije Krapi, së bashku me stafin e saj, vizitoi shërbimin e emergjencës në QKMF Drenas dhe ambulancën në Komoran, ku nga afër vlerësuan përkushtimin dhe profesionalizmin e stafit mjekësor që kujdeset për qytetarët në situata të vështira dhe urgjente.
Me këtë rast, Drejtoresha Krapi shprehu falënderim të veçantë për punën e palodhshme të ekipeve të urgjencës, të cilat, pavarësisht sfidave të shumta, vazhdojnë të tregojnë përkushtim të lartë dhe humanizëm në shërbim të komunitetit.