Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas (QKMF), është një moment shumë i rëndësishëm për komunitetin, pasi reparti i stomatologjisë tashmë punon me dy turne. Ky zgjerim i gamës së shërbimeve do të sjellë më shumë lehtësi për qytetarët. Nisur nga sot, banorët e Komunës së Drenasit mund të përfitojnë shërbime stomatologjike në oraret e zgjeruara, nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 20:00 të mbrëmjes, pra me dy turne, falë një stafi të përkushtuar të profesionistëve shëndetësorë.
✅Ky ndryshim është një tjetër tregues i angazhimit të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për komunitetin. Po ashtu, progresi do të vazhdoj edhe në qendrat tjera të mjekësisë familjare, duke përfshirë Tërstenikun, Arllatin dhe Komoranin, për të siguruar qëndrueshmëri në ofrimin e shërbimeve stomatologjike.
📌𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫𝐢𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐒𝐡𝐞̈𝐧𝐝𝐞𝐭𝐞̈𝐬𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐌𝐢𝐫𝐞̈𝐪𝐞𝐧𝐢𝐞 𝐒𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞 mbetet e përkushtuar ndaj ofrimit të shërbimeve shëndetësore cilësore për të gjithë komunitetin dhe vazhdon të jetë një burim rëndësishëm i kujdesit shëndetësor për banorët e komunës.