spot_img

𝐌𝐞̈𝐫𝐠𝐢𝐦𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐈𝐬𝐦𝐞𝐭 𝐁𝐲𝐭𝐲𝐪𝐢 𝐝𝐡𝐮𝐫𝐨𝐧 𝐩𝐚𝐣𝐢𝐬𝐣𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐐𝐌𝐅 𝐧𝐞̈ 𝐊𝐨𝐦𝐨𝐫𝐚𝐧

spot_img

Ashtu sikurse herave tjera, edhe kësaj radhe, mërgimtari Ismet Bytyqi, nga Fushtica e Epërme, i dhuroj Qendrës së Mjekësisë Familjare në Komoran, dy karroca për pacient invalidor si edhe instrumente kirurgjikale për pastrimin e plagëve.

Dhurimin e këtyre pajisjeve e përcolli nga afër edhe Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Komunës së Drenasit, Lumnijke Krapi.

Znj. Krapi, duke qenë falënderuese ndaj këtij akti kaq të çmueshëm, ndër tjerash tha: “Me këtë rast, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë ndaj një donatori kaq të përkushtuar, siç është z. Ismet Bytyqi, i cili me zemërgjerësinë e tij ka dhuruar shumë herë donacione të çmuara. Për kontributin e tij jashtëzakonisht të çmuar dhe të dobishëm, Komuna e Drenasit, njëherësh Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, është e përkushtuar për t’i shprehur falënderimet e saj përmes fjalëve të paharrueshme. Ndihma dhe mbështetja e tij ka ndikuar pozitivisht në të mirën e përgjithshme ndaj shërbimit me qytetarë”.

Lexo edhe:  Grenelli-Gjermanisë: Jeni në anën e gabuar të historisë, në mbështetje të Kurtit
- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x