Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale po vazhdon me punë dhe aktivitete në shërbim të qytetarëve. Nga tani, banorët e Abrisë dhe ata të Tërdevcit që jetojnë pranë saj mund të marrin shërbime shëndetësore në Ambulancën e Mjekësisë Familjare në Abri, nga ora 08:00 deri në 16:00.
Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Lumnije Krapi, ka konfirmuar se Ambulanca e Mjekësisë Familjare ka nisur ofrimin e shërbimeve. Kjo do të mundësojë qasje më të lehtë në shërbimet shëndetësore dhe përmirësim të cilësisë së tyre për banorët e kësaj zone.
Ky është një hap tjetër në përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore dhe afrimin e shërbimeve për qytetarët e Komunës së Drenasit. Përmirësimi i infrastrukturës shëndetësore dhe mbështetja e profesionistëve të shëndetësisë mbeten përparësi për ne.