spot_img

Aktakuzë për kanosje kundër Profesorit Çelaj dhe ish-dhëndërit të tij, përmendet ‘obligimi financiar’

spot_img

Ditë më parë Insajderi raportoi për një rast ku ish-dhëndëri me ish-vjehrrin kishin përfunduar në një përplasje tek një parking i një biznesi. Një hetim u krye nga Prokuroria. Një aktakuzë tashmë është ngritur kundër të dyve. Insajderi sjell detaje, ku përmendet si arsye edhe një obligim financiar, për të cilin siç merr vesh Insajderi ka një hetim tjetër

Gazeta Insajderi

Dikur ishin miq, por një denoncim për një borxh i bëri tashmë palë krejt të kundërta nga miqësia ish-vjehrrin Izjah Çelaj dhe ish-dhëndrin Edison Tahiraj. Aq sa të përfundonin në një përplasje.  U intervistuan të dy.

Pas disa javësh shqyrtim të lëndës, fund të muajit mars të këtij viti, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ardhur në përfundim se çka të bëjë me rastin që si zanafillë e ka një borxh, ose siç është përshkruar në raportin policor, “obligim financiar”. U ngrit aktakuzë kundër të dy personave të përfshirë në rast. Po akuzohen për kanosje.

Prokurori Nazmi Krasniqi në aktakuzë ka përshkruar “gjynahet” e secilit prej tyre, duke filluar nga Profesori Izjah Çelaj.

“Me datë 11.03.2024, rreth orës 18:12, në parkingun e “…”në Komoran, Komuna Gllogoc, i pandehuri (Izjah Çelaj), me qëllim të shkaktimit të frikësimit dhe ankthit seriozisht ka kanosur me fjalë të dëmtuarin/ të pandehurin  Edison Tahiraj, ish dhëndëri i tij, në atë mënyrë që, i pandehuri në shenjë revolte lidhur me raportet e acaruara në mes tyre, duke shkuar tek parkingu i lartcekur , kishte ndalur nga vetura e tij dhe duke hapur bagazhin e veturës së tij kinse po merr diçka  nga aty dhe kishte filluar t’a shajë dhe ofendojë të dëmtuarin dhe i është  drejtuar me fjalët kërcënuese “tash vi të tregoj unë ty”, me ç ‘rast i pandehuri me veprime të tilla, tek i dëmtuarit ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e tij”.

Lexo edhe:  Pamje të rënda: Momente nga brenda lokalit Bon Vivant pas dhunës dhe përplasjes me armë

Pak a shumë e njëjta vepër i ngarkohet tash edhe ish-dhëndrit, Edison Tahiraj, sipas aktakuzës, një kopje të së cilës e ka siguruar Gazeta Insajderi.

“Me datë, kohën, dhe vendin e njëjtë si në dispozitivin e parë, i pandehuri, me qëllim të shkaktimit të frikësimit dhe ankthit seriozisht ka kanosur me fjale të dëmtuarin/pandehurin  gjegjësisht ish baballakun e tij Izjah Celaj, në atë mënyrë që, meqenëse i pandehuri e kishte sharë, ofenduar dhe e ka kanosur, i pandehuri Edison Tahiraj në shenjë revolte e ka hapur dritaren e veturës së tij dhe i’u ka drejtuar të dëmtuarit me fjalët “për ty ka përfunduar gjithçka”, me ç ‘rast i pandehuri me veprime të tilla, të dëmtuarit i ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e tij”, thuhet në aktakuzë.

Për të dytë, Prokurori thotë se i propozon Gjykatës që Gjykata, Izjah Çelaj dhe Edison Tahiraj, secilit veç e veç t’i shqiptohet urdhrin ndëshkimor: Dënim me gjobë, pa mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor, “sepse është plotësuar kushti ligjore nga neni 493 i KPPRK-së, sipas të cilit për veprat penale për të cilat parashihet dënimi me gjobë ose me burgim deri në tri (3) vjet, Prokurori i Shtetit mund të kërkojë që të pandehurës t’i shqiptohet urdhri ndëshkimor, për çka në rastin konkret për veprën penale nga neni 184 par.1të KPRK-së, është paraparë dënimi me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj, për çka konsiderojmë se kërkesa është e bazuar”.

“Obligimi financiar”, zanafilla e problemit që çoi deri tek përplasja mes ish-miqve

Në pjesën e arsyetimit, Prokurori Nazmi Krasniqi ka përmbledhur edhe deklaratat që janë dhënë nga tashmë dy të akuzuarit, ish-miq, dhëndër e vjehërr. Aty përmendet një obligim financiar, për të cilin Insajderi merr vesh që ka edhe një hetim tjetër.

Lexo edhe:  Manastiri i Deçanit dhe përkujdesja Osmane ndaj tij

“…me datën 11.03.2024 rreth orës 18:00 e kam parë të parkuar tek “….”në Komoran Izjah Qelajn dhe jam ndalur aty për të biseduar me të për obligimet financiare që ka ndaj meje dhe familjes sime”, thuhet në deklaratën e Tahiratj të përshkruar në aktakuzë.

Javë më parë kur Insajderi raportoi për këtë rast, kishte marr një prononcim nga Izjah Çelaj, i cili kishte pasur një shpjegim krejt tjetër. Sipas tij, ai është kanosur fizikisht nga ish-dhëndri me pretendimet se këtë e ka bërë për hakmarrje që lidhet me ndarjen me vajzën e tij.

“Unë kam dhënë deklaratë në polici. Unë kam qenë i kanosur nga ai të cilin policia e ka ndalu për 48 orë. Ai është psikopat. Unë kam qenë duke i prit çikat e mija. M’ka dal përpara me makinë edhe me ka kërcënu me fjalët ‘gjithçka është e kryme për ty’. Unë prej një distance disa metra i kam thonë se çka është e kryme. A e ki njet mem vra a çka me bo. Pastaj, ai është largu edhe ka shku në polici e ka lajmru rastin. M’ka thirr policia, e kam dhënë deklaratën në polici. Kam thënë se nuk e kam kanos askënd. Tash është duke u mundu mem shantazhu edhe mem komprometoj sikur profesor. Ai m’ka kërcënu vetë e vet m’ka lajmëruar në polici.  Ai është duke u mundu me mu hakmarrë”, pati deklaruar ai për Insajderin.

Insajderi pati folur edhe me Edison Tahirajn, i cili pretendonte që krejt përplasja u bë për shkak që sipas tij, Çelaj po mundohet ti ikë një borxhi që i ka atij dhe familjes së tij.

“Ai ka pretendu se unë e kam provoku, unë e kam videon se më ka kanos edhe për këtë i kam hap rast. Ai më ka kanos mu. Unë e kam raportuar rastin në polici në Drenas. Pamjet dhe dëshmitë çka i kom, kam me i paraqit në prokurori për hetim sepse nuk i besoj Policisë në Drenas. Ai më ka kanos me fjalë fyese edhe e ka marr një hekur me më sulmu. Ekzistojnë edhe pamjet. Duke u munduar me ju ik obligimeve që ka ndaj meje, obligimeve financiare ndaj familjes teme po mundohet me u mbrojt me atë urdhër mbrojtje që une kam ndaj vajzës së tij”, pati thënë për Insajderin Edison Tahiraj.

Lexo edhe:  “Një paciente 10-vjeçare do të dërgohet në Suedi”- flasin nga intensiva për gjendjen e të lënduarve nga shpërthimi në Kçiq

Në dhjetor të vitit të kaluar Edison Tahiraj  kishte paraqitur rastin në Polici për ‘mashtrim’ kundër Izjah Çelajt. Edhe në dhjetor të dy palët ishin intervistuar nga Policia e Kosovës. Rasti është duke u hetuar nga prokuroria. /Insajderi.org

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA
x