Katër persona përfunduan në prangat e Policisë të martën në mbrëmje, në fshatin Tërstenik të Drenasit, pas një përleshje fizike. Personat e dyshuar, që vijnë nga dy familje u kapën me një person tjetër pas një mosmarrëveshje.
Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se të dyshuarit që u arrestuan janë A.E, A.E, D.Q dhe B.Q.
E dyshuar për rastin është edhe një vajzë, e cila është lënë e lirë, për t’u hetuar në procedurë të rregullt.
Ndaj katër të arrestuarve të tjerë, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor.
Bazuar në informacionet e para, viktima e rastit ka pasur edhe më parë mosmarrëveshje me palën e dyshuar dhe ky është motivi që i futi sërish në telashe.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.