spot_img

𝐅𝐮𝐪𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐒𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐄𝐦𝐞𝐫𝐠𝐣𝐞𝐧𝐭𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐐𝐞𝐧𝐝𝐫𝐞̈𝐧 𝐞 𝐌𝐣𝐞𝐤𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐞̈ 𝐅𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚𝐫𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐊𝐨𝐦𝐨𝐫𝐚𝐧

spot_img

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale vazhdon punën dhe aktivitetet për ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët.

Ekipi mjekësor emergjent në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran është fuqizuar me katër ekipe të specializuara. Ky përforcim pritet të rrisë kapacitetin e përgjigjes ndaj emergjencave mjekësore, duke përmirësuar shërbimet që u ofrohen qytetarëve. Me më shumë ekipe në gatishmëri, qendra do të jetë më e aftë për të menaxhuar situatat e papritura dhe për t’u ofruar ndihmë më të shpejtë pacientëve në nevojë.

Ky hap përbën një përmirësim të rëndësishëm për shëndetin dhe sigurinë e banorëve, duke avancuar ndjeshëm shërbimet e emergjencës. Përmes këtij fuqizimi, mundësohet transporti i shpejtë i pacientëve në raste urgjente dhe përgjigje më e shpejtë ndaj thirrjeve për ndihmë emergjente.

Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Lumnije Krapi, theksoi se me prezencën e autoambulancës, qendra do të jetë më efektive në ofrimin e ndihmës mjekësore në kohë reale për banorët e Komoranit dhe rrethinës.

- Advertisement -
Lajmi i fundit
LAJME TJERA